Dalin fotot, kush është i dashuri i gruas që mbeti i v.rarë, p.lagosi policin në banesën e saj

Janë publikuar fotot e personit që mbeti i p lagosur pas mesnate në Kavajë. Personi në fotot e mëposhtme është Bledar Toçi, punonjës i burgut në Durrës.

Toçi u konfliktua me shtetasin Dritan Haxholli, i cili mbeti i v dekur si pasojë e plumbave. Top Channel mëson se Haxholli ka qenë më parë i b urgosur.

Mësohet se viktima Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e shtetases M.Q., brenda së cilës ndodhej edhe Bledar Toçi. Haxholli raportohet se ka patur një lidhje me gruan, por kur ka mbërritur në banesë është konfliktuar me Toçin.

Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit, duke e plagosur atë. Toçi me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit Haxholli, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se gruaja është e martuar, por burri i saj ndodhet në b urg.