Dalin fotot, PS nis blerjen e votave me një grusht ushqimesh

Partia Socialiste blen vota që ditën e parë të fushatës së saj. Ky është denoncimi që bën ish-deputeti i Partisë Demokratike për këtë qark, Luçiano Boçi.

Përmes fotove dhe videos, Boçi shprehet se, “me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën”.

Më tej ish-deputeti shton se, kjo është faza e parë. Faza e dytë do të jetë me para kesh në dorë.

Denoncimi i plotë i Luçiano Boçit:

SKANDAL!
Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën.

Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve.

I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve.

Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!