Dalin pamjet e deputetit shqiptar, shikoni si ia merr valles në festë mes pandemisë



Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një gëzim familjar, në mes të pandemisë nga koronavirusi, ku mbledhjet e organizimet e tilla janë të ndaluara.



“Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj.



Ndërsa në mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen mbledhjet apo ahengjet e tilla familjare apo private.

“Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.