Dalin pamjet, të rinjtë të etur për një çik det, ja si vepron policia në plazhin e VIP-ave

Një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në plazhin e Drimadhes.

Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon.

Siç dihet nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë larja në det është ende e ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Të njëjtin problem e kanë patur disa ditë më parë edhe disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det.