Dalin të dhënat, kush ishte 46-vjeçari që iu pre jeta në mes sot në Mirditë

Nje aksident me pasoje humbje jete eshte shenuar sot ne Mirdite.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 , në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.

***

Në vijim të informacionit paraprak, drejtuesi i mjetit që ka humbur jetën  shtetasi A.M(Gj).,46 vjeç, banues në Orosh , Mirditë.