Dash Shehi pas takimit me Metën flet për për.plasje: Ju tregoj ç’do ndodhë më 30 qershor

Ashtu siç ishte njoftuar, mbrëmjen e sotme u zhvillua në Presidencë një takim i Metës me aleatët e PD.
Ky takim zgjati rreth 90 minuta.

Takimi konsultiv i nisur në orën 19:00 ishte i bazuar në diskutimin e bërë mbi gjetjen e një date të re të zgjedhjeve lokale.

Në një deklaratë për mediat Dashamir Shehi është pyetur nga Fax News nëse janë tashmë pas këtij takimi më afër drejt gjetjes së një zgjedhjeje.

“Kjo është atmosfera se jemi më afër drejtë një zgjidhje dhe diskutimi, por nëse vazhdon kjo qëndresë atëherë në 30 qershor do të jetë një përplasje të cilën nuk do e dëshironte askush.

Ne falenderojmë Presidentin për iniciativën e marrë duke hapur kështu një dritare që askush më parë nuk e kishte bërë.

Duhet të theksojmë se aksioni i opozitës nuk është vetëm për datën e zgjedhjeve por dhe për shumë parime dhe kërkesa të tjera.”-tha Shehi