Dashuria e një qyteti në ‘perin’ e 90 minutave…përgjegjësit që po i shkatërrojnë Vllazninë Shkodranëve



Edhe nje tjeter sezon futbollistik, Vllaznia ndodhet me nje kembe ne superlige dhe tjetren ne kategori te pare. Shkodranet luajne sonte perballe Beselidhjes, sfiden vendimtare ku do te vulosin qendrimin ose jo ne sezonin e ardhshem ne eliten e futbollit shqiptar. Nje turp qe perseritet prej vitesh, ku nen drejtimin e bashkise Shkoder, Vllaznia qene deshtimi me i madh dhe njeheresh gllaberuesja me e madhe e fondeve te taksapaguesve te ketij qyteti, qe sportin e ka si ushqim. Voltana Ademi dhe stafi i saj sebashku me lojtaret qe kane guxuar te veshin kete fanelle duke mos ja ditur peshen dhe vlerat historike, vetem jane tallur me te, kane neperkembur dinjitetin e nje qyteti te tere dhe kane abuzuar ne formen me te paster me parate qe cdo familje hedh si taksapagues, shume prej tyre edhe duke mos patur buken e dites, ndersa lojtare e drejtues paguhen me miliona leke ne sezon. Si mundet nje presidente dhe nje staf i tere qe pasi e hodhen dy vite me pare ne kategori te pare Vllaznine, e prej ku u ringrit me shume mund, sot te dalin e te flasin serish per mbijetese, ku gjithçka vendoset ne 90 minutat e nje loje qe brenda saj i ka te gjitha? Po morali i tyre cili eshte perballe shkodraneve qe Vllaznine e vuajne si nje plage te familjes? Natyrisht qe kjo histori qe perseritet ka fajtore, ashtu siç kerkon edhe nje analize te thelle qe nuk duhet zgjatur me. Plaga Vllazni eshte e madhe, ashtu siç eshte edhe cdo veprim apo mos veprim ne keto vite, ku ndersa nje ekip noton ne ujra te ndotura, te gjithe heshtin, te gjithe pranojne kompromiset e ne fund “luten” qe Vllaznia te mos bjere. Fati te ndihmon nje here, po edhe dy, ama jo gjithmone eshte ne krahun tend. Skandali Vllazni i ben pergjegjes te gjithe, te paren presidenten Ademi, stafin drejtues dhe cdo lojtar qe ka veshur kete fanelle duke mos e justifikuar per asnje sezon, ndersa shpejtojne te flasin kudo e sido kur rrogat u vonohen, apo nje gje e vogel nuk shkon ne klub. Ne fakt ashtu duhet ti flasin edhe ndergjegjes qe e kane bere kete Vllazni te hyje ne vitet me te erreta te historise se saj si klub mbi 100 vjeçar.