Dasma ishte në rregull me protokollin e pándemisë, por jo me vjehrrën. Plás shérri në ceremoninë martesore

Në kohë pandemie por në ndjekje të disa protokolleve, një dasëm edhe mund të realizohet, por çndodh nëse vjehrra nuk pajtohet me premtimet e nuses?

Për këtë mjafton të shikoni videon e mëposhtme, e cila është bërë virale ndërsa po zhvillohej ceremonia martesore e një çisti të ri nga Califorbnia.

Ky është momenti i pazakontë kur një nënë ndërpret ceremoninë e martesës së djalit të saj dhe p[amjet vijnë nga Sarah Ragsdale, nga California, i cili postoi momentin e pabesueshëm në rrjetet sociale të asaj që ndodhi gjatë martesës së motrës së saj Anna me burrin John Larrabee.

Nusja, Anna Larrabee, 29 vjeç, shihet duke shkëmbyer premtime me burrin e saj, por vetëm disa sekonda pasi ka përfunduar në skenë shfaqet vjehrra duke bërtitur në mënyrë agresive.

Nëna e John, Judy, mund të dëgjohet duke kritikuar përmbajtjen e premtimeve, duke pretenduar se djali i saj nuk ka ‘të meta’. Vjehrra nënkupton: “Nuk do të thuash që djali im ka të meta”. Nusja i përgjigjet: “Mund të largohesh. Ju nuk do të prishni dasmën time”.