Dasmë në horizont, Eduarti tregon vendin e bukur që kanë zgjedhur: Dëshira e Arbanës është…



Moderatorja e njohur dhe simpatike Arbana Osmani me partnerin e saj, Eduart Grishaj së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije gjinia e së cilit ende nuk është konfirmuar nga çifti, por flitet se është djalë.



Eduarti ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime On Top” ku ka dhënë një intervistë për moderatorin Flori Gjini.



Ai ka zbuluar detaje të reja rreth jetës personale, mes të cilave dhe dasma me Arbanën.

Regjisori tregoi se nuk kanë caktuar ende një datë, ama e kanë të qartë vendin.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”, tha ai.