Data e re e zgjedhjeve, Ilir Meta njofton vendimin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të nisë konsultimet me faktorin politik për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se: “Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimet e para do të zhvillohen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë”.

Po ashtu mësohet se : “Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës”.