Dëgjoni këshillën e mjekes, a duhet nena t’i japë qumësht fëmijës nëse ështe e infektuar me Covid?!



Nje pyetje shume e rendesishme keto dite te veshtira eshte edhe ajo per nenat qe ushqejne te vegjlit e tyre me gji. A duhet t’i japin femijes gji nese jane te infektuara me Covid?!



Mjeke Hysie Aliko, e ftuar ne “Ftesë në 5” tha se gratë shtatzëne që preken nga COVID-19, kane mundësinë që virusi të transmetohet nga nëna tek fëmija.



Sipas mjekes, e cila iu referua një studimi të fundit, mundësitë që nëna t’ia transmetojë virusin fëmijës janë shumë të pakta. Gjithashtu sipas saj, të infektuarit e nënës me COVID nuk paraqet komplikacione për fëmijët gjatë procesit të gjidhënies. Sipas mjekes, në rastet kur nëna ka temperaturë, është mirë që qumështi të grumbullohet dhe e më pas t’u jepet fëmijëve.

“Një gjë desha të theksoj, në momentin që gruaja shtatzëne lind një fëmijë dhe në qoftë se ka COVID, duhet të jetë e qetë sepse nuk ndodh transmetimi i këtij virusi nëpërmjet gjirit të nënës. Nëse gruaja në këto raste ka temperaturë të lartë, bëhet mbledhja e qumështit të nënës dhe i jepet fëmijës që të mos të humbasë këtë element të rëndësishëm për rritjen siç është qumështi i nënës”, u shpreh mjekja.