Deklarata bombë e Jozefina Topallit, nxjerr të fshehtat e selisë blu e sekretin e Bashes

Një deklaratë bombë ka ardhur nga ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Ajo ka pohuar se do të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha, si ajo e 17 Majit 2017. Topalli, e ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” me Mirela Milorin, ka vazhduar kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se lidhja e ngushtë me Ramën e mban atë akoma në karrigën e PD.

Jozefina Topalli: Basha do kishte ikur një mijë herë nëse nuk do kishte pasur mbështetjen e Ramës. Sot e mban Edi Rama dhe janë të lidhur pazgjidhshmërisht. Qenia e tyre në karriget që mbajnë janë të kondicionume në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin. E mbajnë jo vetëm politikisht. Muajt e ardhshëm unë besoj se kanë për të rikonfirmuar këtë që po them sot. Pyetje: Një marrëveshje tjetër? Jozefina Topalli: Sigurisht.