Deklarata bombë e Ramës në Parlament, zbulon emrin e organizatës më të madhe k.r.iminale në vend dhe paralajmëron…

Kryeministri Edi Rama ka bere nje deklarate te forte sot ne Parlament, kur zbuloi emrin sipas tij te organizates me te madhe k r iminale sot ne Shqiperi.

“Organizata KCK. Policia po ju them e do ju sjell prap, se janë thënë e stërthenë sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vrasës që pasi kanë dalë kanë rivrarë për dhunues që pasi kanë dalë kanë ridhunuar, janë qindra. KCK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot. Si mundet një prok të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe prom 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa tju dhuriojë 100 fishin e asaj që ka?

E prisja ndërhyrjen e Ballin Kombnëtar por po flasim këtu për krime jo për pula, megjithëse jam dakort që të flasim edhe për pula. S’e ngrita këtu t’ju kërkoj ndihmë, por tju them që ky parlament duhet të reagojë ndaj këtyre dy kategorive, në kushtet kur sot jemi në një proces tranzicioni të sistemit të drejtësisë, që në fund do jetë i mjaftueshëm por deri atëherë nuk ka garanci për asnjë, për asnjë, për asnjë. Këtë garanci do e japë ky parlament. Se është kollaj nga tavolna e nga lartësia e teorive të ligjit vuajten e tjetrit, është kollaj ti përgjigjesh nga lartësia e asaj tryeze duke i thënë të vërtëtën një viktime që jam me ty po skam ca bëj se këtë e ka drejëtësia, por ku është drejtësia,
le të thonë ca të duan, të hidhen përpjetë që të gjithë, këtë ndërhyrje do e bëjë parlamenti, me cdo cmim”.