Deklarata dhe thirrja e fortë e Balliut: Nesër luftë, ku ta shihni Ramën kapeni e tërhiqeni zvarrë dhe…

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, i gjendur sot jashtë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së bashku me mbështetës të tjerë të opozitës, ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai është shprehur se vendi është në gjendje lufte, dhe këtë luftë ia ka shpallur Edi Rama popullit.

Në një intervistë për News 24, ai tha se nesër do të vazhdojë lufta,. Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve, që meqë Rama ka urdhëruar arrestimet e tyre, atëherë ata ta tërheqin zvarrë nëse e shohin dhe ta hedhin në koshat e plehrave.

“Duhet denoncuar dhuna e ushtruar me urdhër politik, direkt të Edi Ramës iu sulën si qen të tërbuar Sait Dollapit, i cili në çdo protestë ka marrë masat për të mbrojtur policët.

Meqë i ka kërkuar të grushtojë qytetarët, unë u bëj thirrje qytetarëve që kudo ta shohin ta marrin zvarrë dhe ta hedhin në koshin e plehrave ku e ka vendin një fundërrinë si Edi Rama.

Nuk do shijoj pensionin që do ta nxjerrin qytetarët, por në dyer e gjykatave dhe aty do i harxhoj paratë, e do përfundojë në burg.

Këtu nuk ka protestë por revoltë kombëtare.

Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte, kryeministri u ka shpallur luftë qytetarëve, këtu nuk kemi dot një parashikim.

Ne nuk do ia falim dhe nuk do ia harrojmë lotët që u ka nxjerrë nënave shqiptare, arrestimet dhe dhunimet.

Nesër vazhdon lufta. Lufta kundër atij që ka uzurpuar vendin, që ka dhunuar popullin.

Ditën që u arrestova unë, furgoni jonë u shkëmbye me furgonin që po dilte nga policia, ku ishin brenda tij Bajrajt. Ata po liroheshin dhe unë me banorët e Unazës po futeshim brenda”, tha Balliu, i cili vetëm pak ditë më parë u njoh me masën e sigurisë, detyrim paraqitje, pasi u arrestua në port4stën e zhvilluar në Unazën e Re.