Deklarata e Fleckenstein për Kryemadhin, reagon Rama: Ça sikleti…

E ka quajtur të sikletshme dhe aspak të kënaqshme faktin se eurodeputetët e ardhur në Tiranë për të ndikuar sadopak në krizën që ka kapluar politikën shqiptare, u shprehën ashpër pas takimeve që patën me opozitën.

Si thënie të ditës, Rama shkruan:

Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve,kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit.

Sakaq, me heret raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dha detaje të reja në lidhje me “debatin” me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi gjate takimit te tyre.

Në një intervistë për TCH, Fleckenstein tha se Kryemadhi i kishte lënë përshtypjen se “nuk i bëhet shumë vonë”.

“Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicak për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë.

Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”, tha Fleckenstein.