Deklarata e fuqishme: Është dhënë urdhër nga Rama që…

Një deklaratë e fuqishme është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili nëpërmjet në statusi në rrjetet sociale është shprehur se Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që mediat të bojkotojnë protestën e studentëve.

Ai u ka bërë thirrje publike që të mos bëjnë si ka urdhëruar kryeminstri por të vendosin interesin publik mbi pazaret personale.

“Rama dhe njëherë tjetër përçmon studentët! Urdhëron televizionet të heqin nga transmetimi live, protestën e tyre dhe të lidhen me Ramën.

Kryeministri i hoteleve luksove, i sarajeve personale, i kapur në panik, vendos me arrogancë censurën dhe injoron studentët, të cilët luftojnë ndaj zhvatjes që ai i bën atyre!

Mediat kombëtare dhe televizioni publik, në vend që të ishin të parët për të informuar publikun, kanë vendosur censurë të plotë. Protesta nuk ndalet nga marifetet e Ramës dhe censura e urdhëruar!

Në emër të studentëve dhe si anëtar i komisionit të medias, u kërkoj atyre të vendosin interesin publik mbi pazaret personale!
Studentët kërkojnë që e vërteta e tyre të transmetohet!”