Deklarata e habitshme e ish-ministrit, na fton të gjithëve “të mendojmë si Monika”

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka habitur me reagimin e tij në lidhje me deklaratat e Monika Kryemadhit për dështimin e negociatave.

Ajo ishte e pranishme ditën e sotme në takim me kryedemokratin Basha, Vasili shkruan në Facebook se po të mendojmë si Monika, Be-ja nuk do të jetë më ëndërr.

“Te mendojmë si Monika, kështu BE nuk do te jete më ëndërr!! Monika Kryemadhi tha:

“Asnjë faktor malinj nuk do të cenojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të na largoje nga aspirata e shqiptarëve drejt integrimit në BE”, shkruan Vasili.