Deklarata e rëndë e ambasadores amerikane, vjen reagimi i fortë i Ramës

Pas paralajmërimit të ambasadores amerikane për marrëveshje të fshehtë për të goditur reformën në drejtësi, kryeministri Edi Rama i përgjigjet në Twitter me një thënie të Shekspirit: “F.erri është bosh dhe gjithë d.jajtë janë këtu”.

Ambasadorja Yuri Kim shkruante më herët:

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.