Deklaratat bo.m.bë/ Ngjela: Shqipëria po shka.tërrohet, politikanët janë trembur, ja mision i ambasadores së re

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka deklaruar sonte në mbrëmje se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimi i sistemit. Sipas tij Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit.

“Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit. Shqiptarët kërkojnë të ikin nga Shqipëria, ikin kur ia ka sjellë në majë të hundës rrethi politik, nuk po rrëmbejnë anijet, por është ikje e madhe. Nëse politika amerikane e do egzistencën e Shqipërisë duhet të eliminojë korrupsionin. Vendi nuk prodhon asgjë, as gozhdë”, tha Ngjela.

Avokati tha ndër të tjera se dy janë gjërat që detyrojnë shqiptarët të ikin: “fr.ika e represionit dhe v.arfëria”. Ku ka shqiptarë që nuk e di se këta janë bërë milionere duke vjedhur shqiptarët”.

I pyetur se çfarë pret nga ardhja e ambasadores së re amerikane, Ngjela u përgjigj: Veprim të shpejtë antikorrupsion! Politika amerikane nuk të lutet, nuk të çon nga çadra në parlament me gjuhë diplomatike, kanë nxjerrë dokumentet sepse këta nuk nënshtrohen pa nxjerrë dokumentet. Shqiptarët po presin me ngulm SPAK-un, presin goditje penale. Propaganda, faktet dhe mënyra sesi kanë vepruar me korrupsionin e kanë parë që janë hajdute. Këta bëjnë pallate, vila, budallenj i dini njerëzit?! Këta thonë ma dhuroi xhaxhai, duhet të provosh që me rrogën ke bërë këtë biznes.