Del dokumenti i kohës së Enverit për Lezhën, edhe atëherë paska pasur… (foto)

Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që flet për përmbytjet e vitit 1986 në Lezhë.

Ja postimi i Kastriot Dervishit në Facebook:

1986/Përmbytjet në regjimin e shkuar

Ditët e fundit dëgjuam nga përfaqësues të regjimit të shkuar se gjatë diktaturës së keqe komuniste, punët ecnin vaj, nuk ndodhnin përmbytje, se hapeshin kanale, shteti funksiononte, etj. Në të vërtetë, komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme është plot me njoftime përmbytjesh. Nuk po paraqes njoftime të viteve të para të paslufës, pra të kohës kur u kryen punime bonifikuese nga puna detyruese e të burgosurve, por nga fillimi i vitit 1986.

Edhe atëherë me shtabe e kemi pasur punën, se metodologjia enveriste nuk shqitet kollaj nga qeverisja. Njoftimi është për Rrethin e Lezhës. Jo vetëm janë shkaktuar ato pasoja që shihen në njoftim, por është lagur edhe baruti i depove të ushtrisë, se edhe ajo copë-copë ka qenë, mezi mbante veten. Nënshkrimi i sipërm është i ministrit Hekuran Isai, i cili nuk ka lënë asnjë shënim se çfarë masash duheshin marrë, por vetëm ka konfrmuar leximin e tekstit të grupit operativ.

Image