Del emri dhe pamjet, kush ishte gruaja që humbi jetën në sy të fëmijës. U përplas nga makina me çiftin francez

Daldin detajet e para nga aks.identi i ndodhur pak minuta më parë në fshatin Rrotull të Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë xhamisë së fshatit ndërkohë që thuhet se janë përplasur dy automjete, ku në njërën ndodhej një çift francez e ne tjetren dy motra me femijet.

Për pasojë ka mbetur e vdekur shtetasja Mirela Daci.

Ajo ishte duke udhëtuar në mjetin e saj, ndërkohë që janë përplasur me një makinë fuoristradë.

Mësohet se makina fuoristradë drejtohej nga një çift francezësh.

Po ashtu burime bëjnë me dije se zonjat ishin motra dhe ishin në prani të fëmijëve të tyre gjatë momentit të aksidentit.