Del lajmi i bujshëm për Ermal Mamaqin

Prej disa vitesh është autor dhe moderator i emisionit të tij Xing me Ermalin, por siç e dini fillimet e Mamaqit në televizion ishin si aktor humori te Portokallia.

Ditën e sotme aktori i humorit, Rezart Veleshnja, zbulon se Ermali do të rikthehet në spektaklin e humorit, por si i ftuar.

Veleshnja ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një video ku tregon se Mamaqi do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel.

“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.