Del nga shtrati lumi, përmbyten dhjetëra banesa

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë qenë prezente ditën e sotme në të gjithë territorin e vendit, kanë shkaktuar probleme në shumë zona.

Raportohet se për shkak të reshjeve të shumta, në Fushë-Krujë lumi Ishëm ka dalur nga shtrati duke përmbytur dhjetra hektarë tokë.

Mësohet se në fshatin Murqinë 30 banesa janë të rrethuara nga uji ndërsa për shkak të reshjeve janë përmbytur dhjetra hektarë tokë në fshatrat Mallkuç dhe Murqinë.