Del video e takimit të ministrit Sandër Lleshaj, diçka nuk shkon aty…

Nuk ka qenë një ditë e mbarë ajo e sotmja për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në vizitën që pati në Durrës, një grup të rinjsh protestuan dhe i kërkuan llogari për përdorimin e g.azit l.otsjellës në protestë.

Në hyrje të Universitetit të Durrësit ata i bllokuan hyrjen ministrit duke e “kryqëzuar” atë me pyetje pafund dhe duke e vënë përpara përgjegjësisë për atë që ka ndodhur në protestat e opozitës.

Ajo që ra në sy ishte shtimi i forcave të sigurisë për ruajtjen e ministrit përtej diçkaje normale. Duket se frika për një tjetër protestë ka bërë që ministri të mbajë jo një e dy truproja, por plot nëntë të tillë.