Demir pranon para Alarës sekretin e tij dhe të Selin, çfarë do të ndodhë sot në “Kudo Bashkë”



Selin gjen Alarën në zyrën e Demirit dhe mes dy vajzave nis një përballje e ashpër. Firuze dhe Lejla surprizojnë Ajdën dhe Ibon me një darkë romantike. Demir i gatuan Selinës një darkë të shijshme.



Ata sa vjen e bëhen më të afërt. Merve dhe Bora e kalojnë mbrëmjen buzë detit. Demir pranon para Alarës se ai jeton me Selinën dhe i shpjegon situatën.



Ndërkohë Selin ka nisur të ketë ndjenja për Demirin. Ajo gatuan një ëmbëlsirë për Demirin dhe ky i fundit gjithashtu e surprizon me një dhuratë të vogël.