Demokratët zgjedhin për të ‘rrëzuar’, fillon lu.fta e ashpër në degën e Shkodër…detajet



Të mërkurën e 30 shtatorit demokratët e Shkodres do të shkojnë drejt kutive të votimit për të “rrëzuar” kandidatët që partia demokratike do tu sjellë si të kualifikuar të fazës së dytë për rrugëtimin drejt listës përfundimtare si kandidatë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. 4 janë emrat që duhet të kthehen si të pa dëshiruar ku secili prej tyre duhet të marrë 620 vota kundër të demokratëve të thirrur për të votuar. Edhe pse lista nuk ka mbërritur ende në të gjithë qarkun mendohet që janë diku mbi 30 emra të propozuar që do të kalojnë në votim për të 5 bashkitë, ku vetëm Shkodra ka të drejtën e 4 refuzime, ndërsa bashkitë e tjera vetëm nga 1 emer. Burime për shkodraneës bëjnë të ditur se që tani ka nisur lobimi i fortë për emrat që duhen kundërshtuar, ku figura të caktuara po punojnë kundër atyre që i shohin si kundërshtarë më të fortë në këtë garë e që mund tu rrezikojnë emrin në listë të sigurtë. Një lobim në fakt që tregon edhe njëherë tjetër lu.ftën e as.hpër brenda kësaj partie, por edhe degradimin politik që kanë strukturat, përplasje e futur pa qënë nevoja për kushtet politike në të cilat ndodhet vendi, e ku opozitës i shërben cdo votë e cdo zë, qoftë ai edhe kritik brenda radhëve. Megjithese do të jetë një ditë e gjatë, 30 shtatori rr.ezikon të shënohet edhe me përp.lasje brenda mënyrës së si është parashikuar të zhvillohet votimit në selinë e partisë demokratike, duke patur këtu parasysh edhe anëtarësinë e shumtë të kësaj partie dhe fraksionet e krijuara. Shkodraneës ka mësuar se nga lista që do të mbërrijë prej Tirane me emrat e përzgjedhur gjendet emrat e të gjithë ish deputetëve të qarkut, si dhe figurave kryesore të PD në Shkoder gjatë viteve të fundit, duke përjashtuar vetëm Jozefina Topallin e cila ka refuzuar formularin.