Dëmtimi i rrugëve, Voltana Ademi su.lmon OSHEE-në por harron kër.dinë që bëjnë ujësjellës-kanalizimet



Përmes një statusi në rrjetin social facebook, kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi nuk ka hezituar të sul.mojë a.shpër OSHEE për shkak të dëmtimit të rrugëve të qytetit. Duke denoncuar këtë fakt, ajo i liston shkeljet kësaj kompanie për punimet që ka kryer në një prej blloqeve të pallatave, ku pak kohë më parë me paratë e taksapaguesve shkodranë, u kryen rikonstruksioni i zonës. Me të drejtë Ademi e ngre këtë shqetësim për shpërdorimin e taksave të qytetarëve, ndersa i kujton kompanisë se për cdo punim mund ti drejtohet bashkisë duke kërkuar  leje për të tilla ndërhyrje dhe bashkëpunime që të mund të shmangen këto demtime. Asgjë e gabuar deri në këtë pikë, por pyetja që i shkon Ademit në këtë rast, është se përse ajo hesht dhe përdor dy standarte, kur rrugët i shkatërron ndërmarrja e ujësjellës kanalizime për të kryer punime dhe i lë më muaj të hapura. E pasi gropat thyejnë makina e agravojnë situatën në shumë akse, UKSH vendos ti mbyll duke ju hedhur pak asfalt sipër dhe asgjë më shumë. Në asnjë rast nuk bën punime riparuese që ti kthejë në gjendjen e mëparshme apo afërsisht si më parë, por hesht dhe ka lejuar që të gjitha këto rrugë të degradojnë deri në atë pikë sa prej një hapje të vogël, sot kanë nevojë të rikontruktohen plotësisht. Nëse dikush nuk ja ka thënë dhe vetë Ademi si ka parë, e ftojmë ta bëjë këtë gjë prej neser në mëngjes, e pastaj ti përpilojë një reagim të tillë edhe ndërmarrjes që ka në varësi, sepse e përbashkëta duhet mbrojtur nga shkatërrimi, pavarësisht se prej kujt vjen.



Statusi ndaj OSHEE …



Blloku i pallateve tek rruga “Qazim Hoxha” ka pak që është rikonstruktuar.  Ky investim është dëmtuar rëndë nga OSHEE. Kam marrë sot një denoncim nga një qytetare e cila ka informuar se “OSHEE ka rregullu një difekt dhe ka tre dite që e kanë lënë në këtë gjendje”, duke dërguar edhe fotot. Ndërsa me shumë vështirësi e pengesa që dihen, po ia dalim të rikonstruktojmë rrugë, të rehabilitojmë e përmirësojmë infrastrukturën nëntokësore e mbitokësore me të ardhura të siguruara nga kontributet e qytetarëve, OSHEE dëmton investime të muajve të fundit. Pa asnjë njoftim dhe duke shkelur procedurat ligjore, është ndërhyrë në rrugë, minimalisht pa lajmëruar, pa kërkuar lejen për kryerjen e punimeve, pa përdorur mjetet e duhura që përdoren në rastin e hapjeve të rrugëve, me kazëm.  E indinjuar nga veprime të tilla, kërkojmë që të mos përsëriten më në rrugët e Bashkisë së Shkodrës. Rast pas rasti, institucionet shtetërore dhe subjektet private apo individë, duhet të zbatojnë procedurat e duhura për çdo ndërhyrje. Mjafton të drejtohen pranë zyrave me një ndalesë në çdo njësi në Bashkinë Shkodër me një shkresë- kërkesë. Institucionet dhe subjektet mund të aplikojnë në sistemin e-leje, mund të paraqesi kërkesën për zyrtare pranë Bashkinë Shkodër. Ne menjëherë lehtësojmë procesin. Për një komunikim të shpejtë mund të komunikohet direct me te gjithe drejtuesit, sipas nevojës për bashkërendim të domosdoshëm.  Gatishmëria dhe bashkëpunimi nga ana e Bashkisë Shkodër nuk ka munguar asnjëherë, në çdo orë e ditë jave.