Den.on.cimi/ Mësuesit një muaj pa paga, vjen mesazhi i fo.rtë ndaj qeverisë

Mësuesit pa paga ndonëse kanë kaluar 6 ditë nga muaji nëntor. Den.on.cimi vjen nga kreu i sindikatës së arsimit Arian Peraj i cili shkruan: Sot data 6 nëntor dhe mësuesët akoma nuk kanë në llogaritë e tyre përsonale, pagat e muajit Tetor 2019.

Ky fenomen po përsëritet shpesh këto kohët e fundit dhe po bëhet problem për mësuesët, të cilët po na e transmetojnë në të gjitha format e tyre të komunikimit këtë shqetësim.

Një vonesë një, maksimumi dy ditore për raste të veçanta është pranuar nga mësuesët, por kur kjo kthehet në ritual dhe vonesat marrin përmasa të mëdha, pasojat në vijimin e jetës ( edhe kështu të vështirë të mësuesit) bëhen të papërballueshme pasi kanë pagesa bankash,fatura për shkollat e fëmijëve të tyre etj.

Qeveritarë, dhe ju vasalët e tyre !

Ju mund ta keni të thjeshtë problemin tuaj ekonomik, por për ne kjo vonesë është në kushtet e mbijetesës, ndaj sa më parë, kaloni pagat e muajit tetor në llogaritë tona personale dhe ndaleni këtë papërgjegjëshmëri të përsëritur,
përndryshe bëhuni gati të përballoni pasojat…