Denoncimi bom.bë/ “Prokurorët kërc.ënojnë mediat dhe gazetarët. Do publikohen së shpejti”

Një denoncim i fortë është bërë sonte ne lidhje me kërcënimin që prokurorë në detyrë i bëjnë mediave dhe gazetarëve.

Denoncimi është bërë nga gazetari i njohur, Bledian Koka. Sipas tij, kjo është një kambanë alarmi, duke paralajmëruar se këto denoncime shumë shpejt do të bëhen publike.

“Ne sot kemi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, i cili është përjashtuar për çështje pasurie, por lajmi i keq është që sot ka prokurorë që janë në detyrë, të cilët kërcënojnë redaksi mediash, deri në kërcënime fizike…”, denoncoi Koka. I pyetur nëse bëhet fjalë për kërcënime personal, gazetari konfirmoi se këto informacione shumë shpejt do të publikohen edhe në media.

“Po, kërcënime personale, merren me gazetarët dhe me redaksi të caktuara medias që punojnë në Shqipëri, të cilët ata i kërcënojnë pse publikojnë informacion që kanë të bëjnë me pasurinë. Kjo është një kambanë alarmi. Jam i sigurt që informacionet të këtij denoncimi që po bëj sonte, për mua kjo është shqetësuese, do të dalin shumë shpejt në media”, paralajmëroi Bledian Koka.