Denoncimi i fo.rtë/ “Ja drejtori i Rilindjes që dyfishoi rrogën vetes dhe i trajton punonjësit si skllevër”

Si sillen drejtorët dhe administratorët socialistë me punonjësit e thjeshtë?! Sipas një denoncimi nga një qytetar, të mbërritur në adresë të ish-Kryeministrit Berisha, shefi e personelit dhe drejtori i Hidrocentralit të Fierzës  i kanë dyfishuar rrogën vetes së tyre, ndërsa punonjësve ja kanë rritur vetëm 8%, pavarësisht se urdhri ka ardhur që punonjësve t’u rritet rroga me 20%. Punonjësi  i hidrocentralit thekson se askush nuk guxon të flasë për këtë skandal, pasi kanë frikë se mos pushohen nga puna.

Më tej, denoncuesi shprehet se drejtori dhe shefi merrnin edhe paratë e vështirësisë së udhëtimit, ndonëse banojnë në godina shteti në katin e pestë në hidrocentral.

Postimi i plotë:

Drejtuesit rrisin rrogat e veta 60-100% kurse per te tjeret 8-12 here me pak!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema doktor Deshiroj te jesh mire ti familja jote edhe gjithe shqiptaret Jam puntor ne hidrocentralin fierz Ne hidrocentralin e firzes po ndodh ajo qe ska ndodhur kurr qe ne ndertimin e tij.as ne kohen e diktatures.ka ardhur urdheri zyrtar per tu rritur rrogat e gjithe punetorve me 20% por shefi i personelit afrim ndoja ne bashkpunim me drejtonin juristen dhe pjesen tjeter te adminstrats afersisht7-8 vet kan rritur rrogat e veta me 60%deri ne 100% .Konktretisht afrimi shefi e ka pas rrogen 700mij lek te vjetra dhe e ka ba 1miljon e400mij lek te vjetra. Punetorve u eshte rritur rroga 8%.askush nuk guxon te flase per rroga sepse fluturo nga puna edhe pae jan shum te paknaqun, para pak kohe kupoles drejuese te hidrocentalit shteti ua ka hequr veshtirsine e largesis qe ishte 50% e rroges sepse shumica e tyre e merrnin padrejtesisht dhe keta ,me kete rritje pagash personale e kan tejkaluar edhe veshtirsine e largsise qe e merrnin. Nuk maron me kaq keta pervec se e merrnin deri tani veshtiresine per lagesine por edhe banonin ne godina shteti ne katin e pest ne hidrocentral kulmi i hipokrizise keta e merrnin edhe veshtirsine e udhetimit gjoja vijne nga baram curri ne fireze cdo dite.afrimi jeton ne tirane me familje po pashaportuzimin e ka ne puke qe sahere shkon ne tirane gjoja ,merr edhe djeta dhe sherbime. Keto pune i bejn 7-8 vet. Kjo qe thash mund te vertetohet shume let ne bordoro te punes dhe ne banken raifaizen. Postoje anonim te lutem sepse me heqin nga puna po e moren vesh