Denoncimi i fortë/ “Një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një i Kushtetueses, të zgjedhur pa short”

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh një anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur pa short.

“Kemi dy probleme. A kemi një Gjykatë Kushtetuese, a ka filluar emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, konform procedurave kushtetuese, siç e ka ligji dhe Kushtetuta? E dyta, nëse arrijmë në konkluzionin që këto procedura janë shkelur, atëherë a është e kapur kjo Gjykatë që në lindje sepse politika nuk shkel kot. KED janë zgjedhur me gogla. Në Gjykatën e Lartë kishte mbetur vetëm një anëtar dhe nuk ka çfarë shorti të hidhet me një anëtar. Nga Prokuroria e Përgjithshme ishte vetëm një që mund të vinte, që kishte mbaruar magjistraturën, që ishte Arta Marku. Pra kemi një anëtar nga Gjykata e Lartë pa gogla, që ka 6 vite që i ka mbaruar mandati. Kemi një anëtar të Kushtetueses, pa gogla, sepse një ishte”, tha Gjata.