Denoncimi/ Nuk kanë fund sk.andalet në Bashkinë Shkodër, shikoni si mbahen peng paratë e “Lulebore” 2019

Skandal/ Bashkia Shkoder ju mban peng pagesat pjesmarresve ne festivalin “Lulebore” 2019. Edhe pse ka me shume se 6 muaj qe ky kompeticion muzikor ka perfunduar, orkestrantet, muzikantet dhe e gjitha pjesa tjeter e trupes pjesmarrese nuk jane paguar ne baze te kontrates per sherbimin e kryer. Denoncimi ka mberritur ne shkodraneës nga vete pjesmarresit qe shkruajne: “Pershendetje, ju lutem bejeni publik kete shqetesim tonin me shpresen se nuk do te bjere ne vesh te shurdhet.

Ne jemi pjese e trupes muzikore qe kemi qene pjesmarres si cdo vit ne festivalin Lulebore qe organizon bashkia. Çuditerisht ende nuk kemi marre parate tona edhe pse festivali ka perfunduar qe ne 2019 dhe tashme jemi ne prag te edicionit te ketij viti. Kemi shprehur shqetesimin tone por pa zgjidhje deri me tani, prandaj shpresa e fundit eshte ta bejme publike. Nuk kuptojme se si mund te behet edicioni i ri kur nuk ke shlyer te vjetrin por kete e di vetem bashkia Shkoder dhe drejtoresha e kultures ne kete institucion bashke me kryetaren e bashkise.

Ne duam leket vetem kaq se mjaft kaluam nga koronavirusi, e te pakten te na lehtesonin sadopak ato para, sepse nuk jane ndonje shume marramendese sa te na zvarrisin thuajse 1 vit.  Ky nuk eshte rasti i pare qe denoncohet ky fenomen, pasi edhe dy vite me pare nje skandal i ngjashem ndodhi me bashkine Shkoder po me kete festival. Tashme pritet te shihet si do te reagoje pushteti vendor dhe drejtoria e kultures per kete.