DENONCIMI/ Tirana shumë shpejt me një tjetër stadium me kullë

Një kullë e re do të ngrihet në Tiranë së bashku me një stadium të vjetër i cili do të rikonsturktohet. Ka qënë këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë një denoncim në lidhje me stadiumin “Selman Stërmasi”, të cilin ai e quan me emrin e vjetër stadiumi “Dinamo”. Çollaku thotë se ky stadium shumë shpejt do të prishet dhe do të ndërtohet një tjetër me kullë, si ai i “Arenës Kombëtare” që është afër përfundimit.

REAGIMI I Këshilltarit të PD/ Nje Kulle e Re ne Tirane !!! Shume shpejt Tirana do te kete nje Kulle Tjeter me Stadium. Bashkia dhe Rilindja ia kane vene syrin stadiumit “Dinamo”. Do ta shembin dhe do te ndertojne nje Kulle me Stadium perreth. Grupi i punes ,”konfidencialisht”,ka filluar pune. Proceduren e njihni. Thase me euro per tu pastruar. Zgjidhet biznesi i sigurte. Propozohet PPP (si puna e Teatrit). Fillon propoganda denigruese dhe socrealiste per Tiranen e Re. Behet ligj special ne parlament. Fillon ndertimi,pastrohen eurot. Tirana ka nje kulle me shume. Te gjthe jane te lumtur. Dhe mos harroni…pas nje viti,Votoni prape Rilindjen.