Deputetët kapen ‘mat’ në parlament, joshësi dhe i ‘hutuari’ që nuk dinte ku ishte

Ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve “ziente beteja” në debatin për kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar, deputeti i Bashkimit të Qendrës, Yannis Saridis, dukej se kishte një shqetësim më … serioz.
Lentja “e pamëshirshme” e kamerës, e cila në shumë raste ka nxjerrë në moment të sikletshme personazhet publikë, ka fiksuar deputetin grek të nxjerrë mbi tavolinë cfarëdo që kishte në cantë, duke harruar se ku ndodhet.

Siç mund të shihet në fotot e publikuara në mediat greke, ka bileta avioni, bileta llotarie, karta e identitetit, faturat bankare e të tjera dokumente.

Në të njëjtën seancë plenare, vëmendjen e mediave e ka tërhequr edhe deputeti Thanassis Papachristopoulos i cili u shfaq në parlament me një imazh “joshes”, flokët e pakrehur dhe një kafe në dorë./Përgatiti: Shkodranews