Deputetët në Kuvend gati për votime, Basha lëshon bombën jashtë. Del me urgjencë në deklaratë

Kryeu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar të gjithë deputetët që do të votojnë sot për koncesionet e rrugës Balldren-Milot  dhe Orikum- Dukat, ndërsa tha se do t’i ndjekin këmba-këmbës dhe se nesër do të jenë pjesë e ligjit antimafia dhe do tu konfiskohet pasuria.

“Në këto momente pak metra pas meje në kuvendit e cunguar, landfillin e Republikës së Shqipërisë po finalizohet grabitja më e madhe në historinë 30-vjeçare në historinë e pluralizmit. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren i Ndue dhe Agim Kolës me vjelë 296 milionë euro apo 17 mln euro për kilometër dhe koncesioni i rrugës Orikum-Dukat i Lorenc Gjikurisë me vlerë 70 mln euro.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive po bëhet gati të kthehet poshtë nga cjapët dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim i përbërë jo nga burra e gra që përfaqësojnë socialistët por skllevër të krimit e oligarkëve mund të votojnë kontrata të tilla. Vetëm një parlament peng i krimit e oligarkëve mund të bëhet noter. kjo është vjedhje me ligj”, tha Basha.