Deputeti i opozitës, letër SPAK: Hetoni politikanët, mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë. Hetimi të fillojë nga vilat

Deputeti i opozites, Andi Permeti i eshte drejtuar me nje leter SPAK, ne 28-vjetorin e vra.sjes se Giovanni Falcone, heroi i Antimafias ne Itali.

Ne leter, ai kerkon nga SPAK te nise hetimin kryesisht per “kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend”, perfshire gjithe familjaret e tyre.

“Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata”- shkruan ai.

Leter e hapur per SPAK:

Ne 28 vjetorin e vr.asjes se Giovanni Falcone. “Ndiq leket dhe do te gjesh mafian”. Giovanni Falcone.

Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtesi!

Fillo hetimin kryesisht per kedo politikan qe ka 30 vite qe shkaterron kete vend. Hetimi eshte i thjeshte. Rroga dhe te ardhurat e deklaruara qe kane:

Politikani Gruaja/burri Femijet Nusja/dhendri i politikanit. Familjaret e politikanit deri te kushurinjte e pare

Familjaret e gruas/burrit te politikanit deri te kushurinjte e pare. Heto a i justifikojne te gjithe keta persona me rrogat dhe te ardhurat nder vite:

Shtepite. Vilat. Tokat. Makinat luksoze. Llogarite bankare. Aksionet neper kompani dhe bizneset e ndryshme.

Pagesat me qindra mijera euro per shkollimim e femijeve neper bote. Pushimet perrallore te tyre dhe te femijeve te tyre.

Shpenzimet mujore per shofere/shoqerues/zyra. Kredite qe kane marre dhe menyren si i kane lare. Investimet e vogla ne bashkepunim me bizneset qe me pas i jane shumfishuar nga fitimet.

Kini guxim!

Sado ti kene fshehur, sado ti kene pastruar leket e fituara, kane vjedhur, rrembyer dhe perlare kaq shume leke te taksapaguesve shqiptare nder vite, sa diku do kene lene gjurme, diku do ti kene shpetuar pa i fshehur.

Mos u genjeni nga deklarimi i pasurise. Hetoni vet ne e doni kete vend, ne doni drejtesine por mbi te gjitha nese nuk jeni dhe ju njesoj si ata.

Shqipetaret presin shume nga ju.