Deputeti i PS-së sh.okon moderatorët me kërkesën e tij: Dua telenovela me femra me rroba banjo e me të puthur, burrat me mustaqe…



Deputeti socialist Ervin Bushati ka bere nje deklarate te forte sot ne Ora news.



Duke iu referuar situates se v.r.asjes se grave nga burrat, ai e vuri theksin tek roli i medias.



“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me p.istoleta dhe shumë të dh.unshme, dh.unohen gratë. Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me p.istoleta. Do doja që mos të jepnin më telenovela me p.istoleta e me burra me mustaqe. Si të mos v.rasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një p.ushtim dh.une me me telenovela që kanë vetëm p.istoleta, burra të dh.unshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u v.rarë e dh.unuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanjo. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?” shprehet Ervin Bushati.