Deputeti kapet në momente të sikletshme, pasi video u bë virale e pranoi dhe tha: Ndonjëherë…

Banorët e qytetit Kamyshlov në Uralet ruse u frikësuan gjatë fundjavës.

At kishin degjuar disa të shtëna dhe për cudinë e të gjithëve, personi që q.ëlloi në ajër ishte një deputet, i cili fillimisht, mohoi te kishte qene ai.

E kishte këmbëngulur se kishte qenë ndihmësi i tij ai që kishte harxhuar karikatorin e një “arme lodër”.

Menjëherë në rrjetet sociale janë publikuar video të kësaj ngjarjeje. Dikush nga filmuar nga brenda një apartamenti, e në video shfaqet një grup njerëzish që qëndron në oborrin e prapmë të një shtëpie dhe papritur një prej tyre qëllon disa herë në ajër.

Por pasi videot e kësaj ngjarje filluan që të bëheshin virale në internet, Dmitry u detyra të pranonte gabimin.

Sipas mediave lokale, ai është Dmitry Ionin, anëtar i dhomës së ulët të parlamentit në Rusi, ku përfaqëson rajonin Sverdlovsk të Uraleve.

“Thjesht mu dha një armë…Nuk mendova se do të kishte probleme me këtë”, tha ligjvënësi, duke shtuar se arma i përkiste një politikani lokal.

“Çdokush bën idiotësira nganjëherë”, ka shtuar Ionin duke pranuar se kishte bërë gabim, megjithëse nuk ishte proceduar nga policia.