Deputeti socialist i habit të gjithë: Zgjedhjet jo normale, të ndryshojmë kushtetutën

Pandeli Majko ka dalë me idenë për të ndryshuar kushtetutën për shkak të krizës së formuar.

Gjatë fjalës së tij në foltore të Kuvendit, ai foli edhe për vendimin e Ilir Metës.

Por Majko tha se të paktën juridikisht, presidenti ka gabuar me shfuqizimin e dekretit për mbajtjen e zgjedhjeve në datën 30 qershor, një veprim që sipas tij është antikushtetues. Majko shtoi se politikisht nuk mund ta gjykojë dot Metën në  këtë rast.

“Politikisht nuk e kontestoj dot Ilir Metën por juridikisht nuk e gjej në Kushtetutë aktin e tij për shfuqizimin e dekretit për datën e zgjedhjeve. Nuk e ka të shkruar në Kushtetutë zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Dekreti i Metës, akt jo Kushtetutës, ka gabuar, ka krijuar një problem dhe nuk sjellë zgjidhjen e krizës, por thellimin e saj

Majko shtoi se Meta si president është produkt I Partisë Socialiste.

Ilir Meta është zgjedhur President nga Partia Socialiste ai është produkti ynë. Ky diskutim i sotëm është tregues i përgjegjësisë sonë ndaj publikut dhe vendit. Zgjidhja është te kutia e votimit, Nëse opozita do fitonte te kutia e votimit, atëhere PS nuk ka pse qendron më në pushtet. Nga vota erdhëm, nga vota ikim”.

Më tej ish kryeministri u ndal edhe tek kriza politike dhe zgjedhjet lokale.

Ai tha se zgjedhjet pa opozitën, teknikisht nuk mund të quhen normale. Majko shtoi më tej se PS e ka detyrim të negociojë krizën, qoftë edhe duke tentuar ndryshimin e Kushtetutes me opozitën e re që është aktualisht në parlament.

Majko ka vënë theksin për ndryshime të Kushtetutës dhe kjo sipas tij, mund të bëhet edhe vetëm me dakordësinë e opozitës së re. Në këtë mënyrë, shprehet Majko, do t’i vinte fundi i krizës politike.

” Zgjedhjet e 30 qershorit janë detyrim, jo dëshirë e partive politike. Zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, pro është produkt i krizës politike. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së lartë  është çështje kohësh, PS duhet të negociojë krizën edhe me opozitën e re. Ky kuvend e ka të drejtën që të ndryshojë Kushtetutën, duhet të respektohen kërkesa e opozitës së re për ndryshime të Reformën zgjedhore.