Deputeti socialist kër.cënon ashpër PD-në, paralajmëron kundraprotestë

Kriza politike ende nuk po gjen zgjidhje.

Me zgjedhjet tek dera, duket se askush nuk jep siguri mbi atë që pritet të ndodhë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, deklaroi se PD-ja është ende në kohë që t’i regjistrojë kandidatët e saj.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manja theksoi se marrëzia e protestave të opozitës po i pengon qytetarët në jetën e tyre të përditshme.

Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike.

“PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët.

Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës.

Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë.

Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike”, tha deputeti Ulsi Manja.