Deputeti thirrje Ramës: Dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë, vëlla i dashur Edi vepro sa më shpejt si me…



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për kosovarët. Ai thekson se një veprim i tillë do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të vështirë.



Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama



Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.

Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.

Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.