Deputetin e njohur e kap kolla keq në mes të Parlamentit dhe i mori frymën, dyshohet se…

Josh Frydenberg, një polikan australian, njëherësh edhe kreu i Thesarit të vendit, i është nënshtruar testit të COVID-19 pasi nuk po mundej të merrte frymë për pak sekonda nga një kollë e fortë që e kapi teksa fliste në Parlament.

Kolla e pengoi duke e detyruar të heq dorë nga fjalimi i tij.

Duke bere humor per situaten ku u gjend, ai u tha kolegeve në sallë se ky “ishte fjalimi i tij më i gjatë”.

Zyrtarisht është konfirmuar se nga frika se mund të jetë infektuar pre Covid-19, ai i është nënshtruar testit dhe po pret rezultatet.