Deputetja e LSI lë nam në emision, nuk di kur është krijuar partia

Situata politike në vend ka hyrë në një terren të panjohur.

Deputetët e rinj kanë flluar të zënë vende nëpër ekrane.

Deputetja e LSI në Lezhë, Elda Hoti është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e ‘Opinion’.

Ajo ka pranuar se puna e parë që ka bërë në jetë është deputete.

E pyetur për djegien e mandateve, Hoti u shpreh se nuk është informuar.

‘Nuk kam eksperiencë politike, pranimi të vija sot këtu kisha pak dyshime. Dalja për herë të parë ka emocionet e veta. Edhe nëse do kisha fituar nuk do kisha pranuar të digjja mandatin. Nuk më kanë pyetur për mandatet kur janë djegu’, tha Hoti.

Gjithashtu e zënë ngushtë nga gazetarja Anila Basha se kur është krijuar LSI, Hoti ka surprizuar me përgjigjen e saj duke u shprehur: ‘Të them të drejtën, nuk e di’.