Deputetja italiane “shuplakë” Ramës, bën të paimagjinueshmen: Shumë shpejt do…

“Tensioni në Shqipëri po prek majat”, keshtu eshte shprehur deputetja italiane e “Forza Italia”, e cila shprehet e shqetesuar per situaten politike ne Shqiperi.

Erica Mazzetti, i ka kërkuar qeverisë së drejtuar nga koalicioni mes “Lega”-s së Matteo Salvini-t dhe Lëvizjes “Cinque Stelle” të Luigi di Maio-s, që të mbajë një qendrim urgjent për krizën politike në Shqipëri.

Ne deklaraten e saj, ajo shkruan se:

Shqipëria është në mes të një krize të thellë institucionale, siç raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon të shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin në prag.

Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetëvrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një blof.

Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, është urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje.

Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme.

Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.