Derbin shkodran e fiton Vllaznia

Vllaznia U-19 ka arritur të marrë një tjetër fitore në ndeshjen e radhës të kampionatit. 19-vjeçarët shkodranë kanë mposhtur me rezultatin 3 – 1 ekipin tjetër të Shkodrës, atë AAS. Ekipi i Zmijanit ka dominuar në takimin e zhvilluar sot në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fakt, të parët që kalojnë në avantazh janë djemtë e ekipit AAS. Pikërisht Kutureli zhbllokon shifrat në minutën e 20-të. Por, pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ndreca barazon shifrat.

Në të dytën, Vllaznia U-19 kontrollon lojën dhe shënon dy herë të tjera brenda 10 minutash. Në të 57-tën është Kulla që kalon në avantazh Vllazninë, ndërsa në minutën e 67-të përsëri Ndreca shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Vllazninë. Me këtë fitore, kuqeblutë mbajnë vendin e parë me 56 pikë, tre më shumë se Shkëndija e Tiranës. /ShkodraNews

Lexo edhe: