Dëshira e fundit e një djali që ka vetëm disa javë jetë: Kartolina Krishtlindjesh nga e gjithë bota

Një adoleshent me sëmundje terminale, që i kanë mbetur vetëm disa jave për të jetuar, ka shprehur dëshirën  e tij të fundit.

Maddox Hyde ka kërkuar, që në këtë sezon festash, njerëzit nga e gjitha bota t’i dërgojnë kartolina për Krishtlindje ndërsa ai bën betejën e fundit me kancerin.

14 vjeçari, ka kërkuar shënime nga njerëz në të gjithë botën në mënyrë që ta bëjë këtë periudhë festive sa më e veçantë të jetë e mundur.

Prej kohësh ai trajtohet për neuroblastoma-n në Spitalin e Fëmijëve në Pitsburg, por së fundmi mori lajmin e hidhur se i kanë mbetur vetëm disa javë për të jetuar.

Dhe, që nga publikimi i dëshirës së tij, familja e adoleshentit është “përmbytur” me kartolina nga Amerika dhe Meksika.

Ai ka disa kuti plot me shënime nga njerëz nga i gjithë vendi dhe tashmë, ato janë aq shumë sa ai ka filluar t’i varë nëpër mur.

Nëna e tij është shprehur:

Më bën shumë të lumtur fakti që janë kaq shumë njerëz që janë sensibilizuar.”
Maddox Hyde nga DuBois, u diagnostikua fillimisht me kancer tetë vjet më parë dhe tashmë luftës së tij po i vjen fundi.