Dëshira e tyre ishte të preheshin në Shqipëri, emigrantët në SHBA bëjnë gjestin pr.ekës

Ishte ora 7 e mëngjesit të 26 qershorit., kur çifti sapo kishte dalë nga banesa me makinën Toyota Corolla kur janë p.ërp.lasur nga një makinë tjetër tip Dodge.

Kjo e fundit drejtohej nga 29-vjeçari Donald K.u.mar Davis.

Muhamet Oparaku 68 vjeç, një ish-polic në pension dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeçe nuk ia dolën dot.

Oparaku, ish-shef i policisë në Pogradec, emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij disa vjet më parë. Miqtë dhe banorë të zonës thanë se çifti shqiptar ishin njerëz të respektuar.

Familjarë të çiftit Oparaku thanë se dëshira e vetme e tyre ishte që të varroseshin në vendlindje, në Shqipëri. Për këtë arsye ata nisën një fushatë online për mbledhjen e fondeve që trupat e tyre të dërgoheshin në Pogradec.