‘Dëshmia e kri.mit në Shqipëri’, Lleshaj i kundërpërgjigjet PD: Ardhja e EUROPOL dy.shuese…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshja i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, e cila e shihte ardhjen e EUROPOL në Shqipëri si një dëshmi  që në Shqipëri “gëlon” kri.mi. Lleshaj tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi tregon se EUROPOL ka besim dhe se është një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

“Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi, ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 23 milion shqiptarë, në 2009 9 milion”, tha Lleshaj.

Nga dogana e Hanit të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka njoftuar se do të shkurtohet koha e pritjes në pikat kufitare të Shqipërisë, Duke sjellë në vëmendje shembullin me Kosovën, Lleshaj tha se në Morinë është shkurtuar koha e pritjes me 50%, por po punohet që kjo kohë të jetë 0%.

“Duhet t’i përmirësojmë portat hyrëse të Shqipërisë, krijon kushte për ta përmirësuar shërbimin tonë. I rëndësishëm edhe për turizmin në vend. Që t’i përballojë këto flukse, duhet t’i përgjigjemi me investime. E rëndësishme është edhe lehtësimi i kalimit në pikat kufitare që flukset të mos bllokohen, siguria të mos cënohet. Në Morinë kemi aplikuar kontrollin e përbashkët, ka bërë që koha e pritjes të ulet me 50%, synojmë që të ulet edhe më shumë, por duam ta bëjmë 0% kohën e pritjes në të gjitha doganat. Duhet të rrisim profesionalizmin e punonjësve në portat e Shqipërisë”, tha Lleshaj.