“Dëshmitarët po ikin me “pushime”,” pa.nik mes shqiptarëve ne Greqi

Ka dëshmuar në gjykatën greke avokati i njohur Aristides Floros për gjyqin që po zhvillohet në Greqi për vr.asjen e biznesmenit Michalis Zafiropoulos. Si një klient i biznesmenit të vr.arë Floros tha para trupës gjykuese se në qershor të vitit 2017, i dyshuari kryesor për vrasjen shqiptari Klodian Lekotsa i telefonoi Zafiropoulosit dhe e kërcënoi se do t’i bënte keq atij dhe familjes së tij nëse nuk do t’i jepte 5 milionë euro. Dëshmia e tij vjen si një skenar i filmave amerikanë me vrasje, takime të dyshimta dhe shantazhe mes avokatit dhe shqiptarëve.

Avokati ka vecuar faktin se vrasja në burg e shqiptarit arbër baku ishite një mesazh I qartë për të gjithë dëshmitarët e mbetur të kësaj ngjarjeje.  “ju e kuptoni se dëshmitarët në gjyq shkojnë me pushime”, mësohet nga mediat greke të ketë thënë Floros duke iu drejtuar gjyqtarëve duke shprehur frikën dhe ankthin për fatin e tij kur të kthehet në burgun e Koridallos. Ai me zë të lartë dhe se nuk ka pasur tentativa për vetëvrasje në burg, por kanë qenë veprime të qartë të grupeve të organizuara.

Biznesmeni i njohur u vra më 18 dhjetor 2017 pranë shtëpisë së tij dhe u gjet duke pëshpëritur: “Më vranë…”. Në kërkim për vrasjen e tij janë  Eno Mata dhe Ibrahim Brahimaj. Mata është shfajsuar për vrasjen gjatë një vjedhje të kryer në një dyqan argjendarie në Zagrafou. Ai kishte lënë një shënim me pseudonimin “Maradona Fluturues” në të cilën ai thoshte se s’kishte të bënte me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos për policinë ku vinte në dijeni se është hajdut, por jo vrasës.