Dështim i paralajmëruar në Shkodër/ Një riciklim alla rilindje i Ramës me emërimin në Kadastër



Nje riciklim alla rilindje! Kadastra e Shkodres e njohur deri dje si Zyra vendore e regjistrimit te pasurive, sot pas bashkimit me Aluiznin, me emertimin e ri, eshte kthyer prej kohesh ne institucionin me problematik. Kurbanet kane qene drejtoret, te cilet ne jo pak prej ketyre rasteve kane rezultuar edhe shkaktaret e krizes se brendshme, nga zvarritjet, tek gabimet proceduriale, mbivendosjet e deri tek korrupsioni. Edi Rama ne 7 vitet e qeverisjes jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine nje prej deshtimeve te medha ka patur ish hipotekat dhe Aluiznin. E kete deshtim e bashkoi ne nje porte qe e emertoi kadaster, e cila ende edhe sot pas muajsh te tere nga reforma, te vetmin ndryshim ka patur emri dhe zhvendosjen e radheve nga zyra qendrore te ADISA. Se fundmi ne Shkoder u rikthye nje titullar qe Rama e detyroi te jape doreheqjen ne 2017-en, me pas e zhvendosi ne Lezhe dhe pasi eksperimentoi, vendosi ta riktheje serish ne krye te kesaj drejtorie. Arsyet i di vetem ai, por keto kapercime per fat te keq ne vend qe te ndryshonin dicka, e kane kete drejtori ne stanjacion. Tashme shpresa e fundit e shkodraneve mund te jete vetem nje, sistemi online i sherbimeve. Por edhe ky me shume se nje histori suksesi eshte nje kamuflim qeveritar, qe i ngjan bojes se hedhur mbi nje fasade te rrenuar. Ne Shkoder ka dhjetra rastesh mbivendosje pronash, tjetersim, gabime ne dokumenta etj qe nuk jane trajtuar deri me tani dhe as sistemi online dhe as drejtuesit e rinj nuk i zgjidhin pa vullnet politik dhe nje reforme te thelle qe pertej emrave kerkon strategji. Kjo mungon dhe sot riciklimi nuk ka sjelle asgje vecse nje karrige qe here i hipin dhe me pas i rrezojne emrat e perveçem prej saj./ShkodraNeës